Zharku nuk figuron të jetë i kërkuar nga Interpoli
Pas një muaj në arrati, nuk merret asnjë veprim për arrestimin e ish-kryetarit të Kaçanikut që është i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje.
Zhabir Zharkun nuk është duke e kërkuar as Interpoli, pasi që një kërkesë e tillë nuk është bërë. Përgjegjësi për këtë rast nuk merr asnjë nga institucionet e drejtësisë.
Institucionet vendore përgjegjësinë e hedhin te ato ndërkombëtare, ndërsa këta të fundit thonë të mos jenë kompetent.
Në një përgjigje elektronike zyrtarë të EULEX-it thonë se i takon Gjykatës së Kaçanikut të lëshoj fletarrestin ndërkombëtarë. Ndërkaq, Kryetari i Gjykatës së Kaçaniku, Ramadan Gudaçi, i ka thënë KTV-së përmes telefonit se kjo nuk është punë e tyre, porse për çdo vendim gjykata do të njoftojë.
Në mungesë të një fletarresti ndërkombëtar Zharku nuk figuron të jetë si i kërkuar në faqen zyrtare të Interpolit.
Zharku është në arrati që nga 13 dhjetori i vitit të kaluar.