Kalo te lënda

Rugova: Daka është turbullues i pasuksesshëm

f_0112174813755_mNënkryetari i LDK-së, Haki Rugova e ka vlerësuar Musa Dakën si një turbullues të pasuksesshëm të partisë më të madhe opozitare. Në një prononcim për Telegrafin, Rugova ka thënë se Daka shfaqet në momentet e rëndësishme të LDK-së, por edhe kësaj radhe do të dështojë, ashtu siç dështoi kur përhapi fjalë se Isa Mustafa kishte një shtëpi në Gjermani.

 

Ish-zyrtari i LDK-së, Musa Daka, kur ka ardhur nga Amerika, ka dëshmuar para një prokuroreje të EULEX-it rreth pretendimeve se Isa Mustafa kishte shpërdoruar mjetet e 3-përqindëshit gjatë kohës sa shërbente si ministër i financave në ish-Qeverinë në Mërgim që drejtohej nga Bujar Bukoshi.

“I piket atij e vjen nga Amerika e jep deklarata të tilla qesharake. Daka ka mundësi që është i zhgënjyer se nuk ka mundur të marrë ndonjë post më të lartë partiak, por kjo nuk shkon me dëshira, por duhet pasur përkrahje. E di që Daka nuk e ka as përkrahjen e anëtarëve të LDK-së në Amerikë”, ka thënë Rugova për Telegrafin.

Rugova është i sigurt se kreu aktual i partisë Isa Mustafa nuk është i përfshirë në skandalet që i përmend Daka. /Telegrafi/

Lini një koment