Kalo te lënda

Rita në xhirime

fotoKëngëtarja Rita Ora, është angazhuar në kinematografi me një rol në serialin e famshëm “90210” (Beverly Hills).
Rita do të paraqitet si vetëvetja, duke performuar në një festë. Episodi ku ajo paraqitet, do të shfaqet në televizion gjatë këtij muaji.

Tashmë janë publikuar edhe fotografitë e para nga xhirimet, ku Rita shfaqet krahas Tristan Wilds dhe Jessica Lowndes.

Para se të fillonte karrierën e saj si këngëtare, Rita ka aktruar në filmin britanik krim/komedi të titulluar “Spivs”.
Në vitin 2004, ajo ka marrë pjesë si një prej aktoreve kryesore në “Spivs”( një zhargon britanik për tregun e zi)”.
Ajo është shfaqur në film në moshë të vogël, me flokë të zeza dhe me një rol impresionues, jo vetëm për aftësinë e aktrimit por edhe për faktin se gjatë gjithë kohës ajo flet në gjuhën shqipe, me dialektin e vendlindjes së saj.
Rita ka aktruar rolin e Rosanës, një vajzë që shqiptare që udhëton drejt Londrës për të gjetur motrën e saj, një vajzë refugjate. /Indeksonline/

 

Lini një koment