Rishfaqet AKSH, fillon mobilizimin ushtarak! VIDEO
Armata Kombëtare Shqiptare, (AKSH) fillon mobilizimin e saj operacional dhe ushtarak. Pas një komunikate të lëshuar dje, e shpallura Armata Kombëtare Shqiptare është paraqitur edhe me video.
Televizionet tona kanë raportuar një kronikë ku shihen njerëz të uniformuar, me maska, tek mbajnë një mbledhje të armatosur. Anëtarët e uniformuar bisedojnë për aksione të ndryshme në Luginë të Preshevës por edhe në Kosovë kundër strukturave paralele serbe në Kosovë. Sipas tyre, ata kanë armatim modern.
Eprori shihet tejet i rreptë teksa jep urdhrat për gatishmëri. AKSH, Njësia Speciale ‘Kobra’ madje ka marrë vendim për të gjithë anëtarët që të jenë të mobiluar. Vendimi thuhet se është marrë në Vushtrri.