Qytetarët të “mbytur” në borxhe
Rreth 600 milionë euro. Kjo është shifra e borxheve që qytetarët kanë ndaj kompanive publike të Kosovës. Këto borxhe janë grumbulluar që nga paslufta e deri tani. Përfaqësues të këtyre kompanive kanë treguar për Indeksonline se shumica e borxhit i përket amvisërisë.
Kompania që prin më vlerën e borxheve është padyshim Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Qytetarët kësaj kompanie publike i kanë borxh më shumë se 400 milionë euro.
Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, konfirmon për Indeksonline se shuma e borxheve të qytetarëve ndaj kompanisë është mbi 400 milionë euro.
“Borxhet totale janë mbi 400 milionë euro. Këto borxhe janë që nga paslufta. Borxhlinjtë më të mëdhenj janë konsumatorët e amvisërisë, të cilët përbejnë rreth 85 për qind të borxheve totale”, ka thënë Buzhala.
Edhe Arbrie Zogiani-Hiseni, zëdhënëse e ujësjellësit regjional “Prishtina” thotë se borxhi i konsumatorëve kap shifrën milionëshe.
“Borxhi i konsumatorëve ndaj KUR-Prishtina është rreth 50 milionë euro, shumë e cila është si pasoje e mos pagesës se pjesës se faturuar, e që shumë konsumatore nga pas lufta nuk kanë paguar edhe me se 1 euro andaj çdo muaj faturimi është i mbledhur në tersi dhe kjo është si pasoje e grumbullimit të kësaj vlerë deri me tani”, ka thënë ajo duke treguar se edhe në këtë kompani borxhlinj më mëdha janë amvisëria.
“Borxhlinjtë më të mëdhenj janë amvisëria por ka edhe biznese te cilat ne kohet e fundit kane filluat te paguajnë ne mënyrën qe mos te ballafaqohen me procedura te shkyçjes”.
Po ashtu edhe kompania e mbeturinave “Pastrimi”, nuk i ka punët mirë me borxhlinj. Zyrtarë të kësaj kompanie kanë thënë se borxhi aktual është rreth 16 milionë euro.
“Kompanisë “Pastrimi” qytetarët i kanë borxh rreth 16 milionë euro. Ky borxh është nga paslufta. Kurse, borxhlinjtë me të mëdhenj janë amvisëria”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësja Arbnore Ademi.
Indeksonline ka kërkuar përgjigje për ketë çështje edhe nga ngrohtorja e Prishtinës “Termokos”, por ata nuk kanë kthyer përgjigje. Mirëpo, zyrtar të kësaj kompani e kanë bërë publike disa herë për media borxhin e tyre. Ku sipas tyre qytetaret i kanë borxh “Termokosit” mbi 16 milionë euro.
Borxhe ndaj ngrohtores kanë edhe qytetarët e Gjakovës. Borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve ndaj “Ngrohtores së Qytetit” arrin në vlerën prej rreth 3 milionë euro.
Edhe konsumatorët e ujit të pijes në veri të Mitrovicës, Zveçan dhe fshatrat përreth i kanë borxh kompanisë rajonale “Ujësjellësit” në Mitrovicë 7. 8 milionë euro. Kurse, borxhi totali i gjithë qytetarëve të Mitrovicës është rreth 10 milionë eurosh. Këto të dhëna i kanë bërë publike ditë më parë zyrtarë të kësaj kompanie.
Po ashtu edhe ujësjellësi rajonal “Radoniqi” në Gjakovë dhe nga ujësjellësi rajonal “Hidromorava” në Gjilan ditë me parë i kanë bërë publike borxhet që i kanë qytetarët ndaj tyre.
Qytetarët e Gjakovës ujësjellësit të tyre i kanë borxh 9.8 milionë euro, duke përfshire këtu borxhin e amvisërisë, biznesit, por edhe institucioneve që janë në këtë komuna. Kurse, ata të Gjilanit ujësj