Pse u tërhoq Madeleine Albright nga tenderi për PTK-në
New York, 12 janar – Një fond investimi i drejtuar nga Madeleine K. Albritght, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, ka vendosur të tërhiqet prej garës për të marrë një hise të madhe të PTK-së në Kosovë, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i fondit “Albritght Capital Management”, ka shkruar të premten gazeta “New York Times”, transmeton Koha Ditore.
Tërheqja është bërë përpara 31 janarit, që ishte afati i fundit për aplikim, ku ishin futur pesë konsorciume që kanë shprehur interesim për ta blerë kompaninë e telekomunikimit. Vendimi gjithashtu ka ardhur për shkak të shqetësimit në rritje në Kosovë dhe jashtë saj për mundësinë e konfliktit të interesit ose trajtimit të veçantë për fondin e prirë nga Dr. Albright, e cila kishte luajtur një rol të rëndësishëm në ndërhyrjen e vitit 1999, që i kishte prirë ndarjes së Kosovës prej Serbisë dhe deklarimit të pavarësisë së saj në vitin 2008.
Arsyet që mendohet se e shtynë fondin e saj investues për të hequr dorë nga privatizimi i PTK-së mund t’i lexoni në gazetën e sotme.