Kalo te lënda

PDK nuk e zgjedh kryetarin

fotoCAMIZC4NKryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, sot ka nisur aktivitetin e saj për të zgjedhur organet e reja të partisë.

Edhe pse është thënë se sot do të dihet kush do të jetë i pari i PDK-së për Kryeqytetin, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Përfaqësuesit e PDK-së thanë se sot do të zgjedhet vetëm Kryesia e Degës dhe jo kryetari.

Sipas tyre, edhe kryetari do të zgjedhet shumë shpejt, po sot nuk është në rëndë dite./Indeksonline/

Lini një koment