Nis segmenti i fundit i “Rrugës së kombit”, ende s’dihet pika përfundimtare
Qeveria ende nuk është përcaktuar nëse do të kryejë financimin e “Rrugës së Kombit” deri në Merdar, pika kufitare me Serbinë, apo do ta drejtojë atë drejt pikës së sugjeruar nga Qeveria serbe, në Mutivodë afër Prapashticës.
Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës nuk kanë dhënë shpjegime mbi vendimin e mundshëm të Qeverisë, porse kanë njoftuar se pika lidhëse e autostradës “Ibrahim Rugova” me pjesën e rrugës drejt Serbisë pritet të përcaktohet në muajt e parë të këtij viti, shkruan koha.
Kompania ndërtuese e autostradës “Ibrahim Rugova”, “Bechtel-Enka”, ka nisur punimet në segmentin e fundit të këtij projekti të përcaktuar me kontratë, në fshatin Trudë, në afërsi të Besisë.