Lëndohet duke tentuar të vjedhë rrymën
Një person është lënduar mbrëmë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, derisa po tentonte të vjedhë energjinë elektrike.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari duke tentuar që ilegalisht të kyçet në njehsorin elektrik ka shkaktua qark të shkurtër me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
I dyshuari pas tretmanit mjekësor është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit është liruar në procedure të rregullt./Indeksonline/