Kurti në Podujevë, kritikon qeverinë
Në pranin e një numri të madh të qytetarëve dhe simpatizantëve, sot në Podujevë është mbajt tubimi i Vetëvendosjes me moton “ Ndalja e negociatave të cilat po na ndalin zhvillimin shtetëror,shoqëror dhe ekonomik”. Të pranishëm ishin kryetari i VV Albin Kurti,drejtuesi i grupit parlamentar Visar Ymeri dhe kryetari i qendrës në Besianë Ali Lahu.
Kurti më ketë rast ka bërë një elaborim të situatës aktuale edhe foli për qeverisjen e keqe që ka Kosova, foli për Mitrovicën dhe për autonomin që është duke u ofruar kryeministri Thaçi asaj pjese. Kurti foli edhe rreth punës që është duke u bërë për të realizuar amanetin e dëshmorëve për bashkim kombëtar.