Kalo te lënda

Kryeparlamentari dhe ministri serb s’munden në Kosovë

fotoCAFMPG0KKryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, dhe ministri i Drejtësisë, Nikolla Selakoviq nuk munden të hyjnë në territorin e Kosovës, sepse nuk kanë marrë leje nga EULEX-i, njoftoi sot televizioni publik serb.

Sipas këtij televizioni, Stefanoviq dhe Selakoviq planifikonin të kalonin Vitin e Ri ortodoks me serbët në Kosovë.

Sipas po këtij televizioni, EULEX-i nuk i ka dhënë leje as presidentit serb Tomisllav Nikoliq që ta kalojë natën e Krishtilindjeve ortodokse në Graçanicë.

Por, siç është e njohur, misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka njoftuar se ai nuk e ka ndaluar vizitën e Nikoliqit, ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se atë vizitë e ka ndaluar qeveria e Kosovës dhe jo EULEX-i.

Lini një koment