Koncerti i Ritës në Prishtinë më 17 shkurt?
Koncerti i shumëpërfolur i këngëtares me famë botërore, Rita Ora, në Prishtinë duket se do të mbahet në ditën kur Kosova feston pavarësisë e saj.
Në një intervistë për MTV News, 22-vjeçarja pati deklaruar se mund ta mbajë një koncert në vendlindje gjatë këtij viti, ndërsa sipas Klan Kosova, 17 shkurti do të jetë dita kur krijuesja e hitit “Hot Right Now” do të dalë në skenë përpara fansave kosovarë.
Kujtojmë që Rita bëri një performancë të jashtëzakonshme në Tiranë më 28 nëntor, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/