Fushata zgjedhore nis më 4 mars
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) vendosi që fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të nis më 4 mars dhe të përfundojë më 22 mars në mesnatë.
Ky vendim është miratuar njëzëri nga KSHZ duke zbatuar afatet kohore të parapara me Ligjin për zgjedhjet,njofton Ina.
KSHZ në afat prej tre ditëve duhet ti dorëzojë kërkesë Ministrisë së Shoqërisë Informatike për të dhënat e punësuarve, në administratën publike dhe komuna, të cilët do të angazhohen nëpër komisionet zgjedhore komunale. Gjithashtu KSHZ më së voni deri më 26 janar do të dorëzojë kërkesën tek opozita për anëtarët e këshillave zgjedhore dhe zëvendësave të tyre, ndërsa përgjigja e opozitës duhet të kthehet deri më 31 janar, ndërsa më 1 shkurt të formohen këshillat zgjedhore.
Zgjedhjet lokale të këtij viti janë caktuar për tu mbajtur më 24 mars. Opozita maqedonase deri tani nuk ka vendosur qartë se a do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve, ndërsa opozita shqiptare ka qëndrim të kundërt duke nënvizuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje.