Kalo te lënda

EULEX: Ne nuk vendosim për vizitat e zyrtarëve serbë

f_0112233136321_mEULEX nuk ka asgjë të bëjë me procesin e miratimit apo refuzimit të lejeve për vizitat në Kosovë të zyrtarëve serbë, ka thënë zëdhënësja e misionit të BE-së në Kosovë, Irena Gudeljevic.

“Ekziston procedura e dakorduar tashmë për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, e cila në asnjë mënyrë nuk e përfshinë EULEX-in”, tha ajo për agjencinë serbe “Beta”.

Sipas saj, kërkesa kalon përmes Përfaqësuesit Special të BE-së në Beograd, tek Përfaqësuesi Special i BE-së në Prishtinë, prej nga përcillet tek Qeveria e Kosovës, e cila e kthen përgjigjen në të njëjtën rrugë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, ka dënuar vendimin që atij ia pamundësoi qëndrimin në Kosovë gjatë Vitit të Ri sipas kalendarit julian.

“EULEX-i nuk është pjesë e atij zinxhiri”, tha zëdhënësja e Gudeljevic.

Lini një koment