Beqiri: Thaçi po manipulon me opinionin
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri për “Tribuna Shqiptare”, thotë se edhe LDK-ja është deklaruar më herët se duhet të flitet me Serbinë për heqjen e strukturave ilegale dhe kriminale në veri.
“Këtë e kemi thënë si LDK vazhdimisht, dhe e kemi thënë atë që po e thotë z. Thaçi”, ka thënë Beqiri.
Sipas tij, kryeministri këtë po e thotë kot dhe po manipulon me opinionin.
Kurse Erzen Vraniqi nga Lëvizja “Vetëvendosje”, thotë Kosova duhet të tërhiqet nga bisedimet dhe ta kushtëzojë Serbinë me njohjen e Kosovës.
“Shkuarja më 17 janar në dialog dhe pranimi se do të bisedohet për veriun, në kohën kur Serbia e ka miratuar platformën politike, në të cilën përshkruhet një rregullim i ri territorial dhe administrativ i Kosovës sipas interesit të Serbisë, përbën legjitimim të kësaj platforme si pozicion i Serbisë në bisedime. Kjo në vetvete është shkelje e Kushtetutës dhe shkelje edhe e vet Rezolutës që u miratua në tetor në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai./Indeksonline/