S’ka procedurë ndaj truprojave të Vulinit
Gjykatësi i Gjykatës Kundërvajtëse ka ndërprerë procedurën kundër dhjetë serbëve që ishin arrestuar në Graçanicë e që më pas ishin liruar, ka deklaruar për medet serbe avokati i tyre Dejan A. Vasiq.
Dhjetë serbët, ishin truproja të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, dhe ishin arrestuar në Graçanicë më 7 janar me akuzën se kishin shkelur rendin e ligjin.
Ata ishin liruar të nesërmen edhe pse u ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Serbët janë ankuar në EULEX, kise për keqtrajtim që u kanë bërë policët e Kosovës, pas arrestimit.