Kalo te lënda

Rita Ora model për modën e fundit

403x30243973ritushi9Në kohën kur shtëpitë e modës nëpër botë janë duke u nxehur për të bërë gati koleksionin e vjeshtës, këngëtarja Rita Ora mund të jetë një shembull i veçantë i një vajze të rritur në Angli. Në moshën 22-vjeçare, Ora, e përkëdhelura e Jay-Z, me një shpejtësi ka fituar mbi dizajnerët e ndryshëm, me stilin e saj të lirë një përzierje e hip-hop-it me stilin e viteve ’90 alla Gwen Stefani.

‘Moda ka qenë serioze për shumë kohë, ne jemi gati për pak qejf, apo jo?’, ka thënë Peter Dundar, disenjator i ‘Pucci’ që ka dizajnuar veshjet e Orës për disa ngjarje që janë mbajtur vitin e kaluar. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë krem që u shkonte edhe flokëve të saj.

Dundar thotë se e admiron stilin e Ritës. Ai kujton takimin e parë me Ritën kur ai e ftoi këngëtaren në një ndenjje, në tetorin e vonë të vitit të kaluar. Stili i saj ende mbetet shkatërrues për shumë njerëz. Por zgjedhjet e saj janë tashmë të dashura për adhuruesit, numri i të cilëve vetëm po shtohet.

Në mesditën e së mërkurës së 8 janarit, ajo bëri një shëtitje nëpër dyqane të ndryshme të rrobave për të treguar zgjedhjet e saj në modë. Zëri i Ritës është më i ashpër sesa një natë më parë kur ajo ka kënduar në ‘Highline Ballroom’, ku kishte të veshur një jelek të zi me disa pantallona të lirshëm nga mëndafshi në stilin e veshjeve nga Roberto Cavalli.

Në drekë ajo është së bashku me modelen Cara Delevigne të cilën Rita e kishte njohur në një festival të fëmijëve dhe motrën më të madhe të Ritës, Elena, që është edhe njëra prej menaxhereve të saj, njashtu si edhe me publicistin e këngëtares, stilistin dhe ndihmësin e tij.

 

Lini një koment