Kalo te lënda

Rezoluta serbe: Mes fiksionit dhe realitetit!

f_0111203745970_mDraft-rezoluta për Kosovën, të cilën Qeveria e Serbisë e ka dorëzuar në Parlament, në thelb është konfirmim i linjave të cilat deri tash i kanë ndjekur negociatorët serbë, ndërsa tërë qasja është diku në mes të fiksionit dhe realitetit, gjë që ofron dykuptimësinë që duhet të përdoret në mënyrën më të mirë të mundshme, thotë ambasadori i Austrisë në Beograd, Johannes Aigner.

Sipas tij, shtylla kurrizore e rezolutës është pikëpamja se ajo është e nevojshme “për të pasur një dialog me Prishtinën në nivelet teknike dhe politike, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete për çështje specifike, si dhe të nxitet një zgjidhje e plotë për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.
“Është e rëndësishme që me rezolutë ka hapësirë për vendime kompromisi, për të të cilat të dyja palët duhet të jenë të përgatitura, ndërsa theksohen qartë marrëdhëniet e ngushta mes përparimit në dialog dhe përparimit në integrimin evropian”, thotë Aigner për “Danas”.

Lini një koment