Kalo te lënda

Rajnhard: Ndarja e Mitrovicës – pasojë e politikës ndërkombëtare

fotoCAMG13ZONdarja e Mitrovicës erdhi si pasojë e politikes ndërkombëtare, ndërsa unë si ushtarak ndonëse tentova ta hapë dy herë kutinë e pandores për ta zgjidhur ketë problem nuk isha i fuqishëm për ta parandaluar ketë, tha ish komandanti i KFOR-it në Kosovë, Klaus Rajnhard.

Gjenerali Rajnhard tha se qyteti është ndarë qëllimshëm por për ketë nuk deshi ta fajësoj askënd, tha se po të ishte në krye të KFOR-it nuk do të kishte rruge te bllokuara nga barrikadat ne veri. Duke folur për platformën serbe për Kosovën, Rajnhard tha se dokumentet janë gjëra që ndryshohen dhe nuk duhet shqetësuar për to. Ndërsa nuk e pati idenë se çka po ndodhë në Luginën e Preshevës, pas tensionimit të fundit të situatës.

Sa i përket FSK-se ish komandanti i KFOR-it,gjenerali Klaus Rajnhard, këshilloi që Kosova të mos investoj shumë në ushtri pasi qe ajo pak i duhet, sepse sipas tij, Kosovën nuk do ta sulmoj kurrë askush, e aq më pak Serbia e cila e ka humbur Kosovën një herë e përgjithmonë, tha gjenerali Rajnhard në një bashkëbisedim me studentët e kolegjit universitar ISPE, në Prishtinë./Indeksonline/

Lini një koment