Kryetari i Klinës përfshihet në një rrahje (Video)?
Në një skenë tipike gangsterësh është përfshirë Sokol Bashota, kryetar i Komunës së Klinës dhe një prej komandantëve të njohur të UÇK-së në këtë rajon. Mirëpo, kryetari i Klinës, Bashota ka mohuar se është përfshirë në një rrahje që pretendohet se ka ndodhur në një lokal gjatë një ahengu. I kontaktuar nga Telegrafi, Bashota ka thënë se as nuk e di se për çfarë bëhet fjalë.
Në një video të shpërndarë në youtube.com, Bashota godet me grushte një burrë, më pas atë e largojnë nga salla dhe njerëz të afërt të tij fillojnë t’i qërojnë hesapet me kundërshtarët e Shefit, njofton “Express”.
Nuk dihet se kur është xhiruar kjo video, por informacionet e para flasin për një festim të organizuar për festat e fundvitit në një restorant të kësaj komune.
Gjatë përleshjes fizike, dëgjohen zëra femrash që bërtasin nga skena e llahtarshme e këtij konflikti fizik.
Mirëpo, kryetari i Klinës, Sokol Bashota ka mohuar se është përfshirë në një rrahje që pretendohet se ka ndodhur në një lokal gjatë një ahengu. I kontaktuar nga Telegrafi, Bashota ka thënë se as nuk e di se për çfarë bëhet fjalë.
“Ai person që shihet aty as 80 për qind nuk më ngjan mu. Unë nuk e di se çfarë qëllimi ka pasur ai që e ka postuar këtë video”, ka thënë Bashota. /Telegrafi/