Kalo te lënda

Kërkojnë zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut

enver-malokuFamilja e ish – shefit të Qendrës për Informim të Kosovës, Enver Malokut kanë kërkuar përmes një deklarate për media, zbardhjen e vrasjes së tij, e mos të mbetet vetëm në formën e deklaratave në raste përvjetorësh.Në deklaratën e familjes, akuzohen institucionet e Kosovës për mosangazhim për t’u vënë drejtësia, pasi sipas tyre deri tash për këtë punë kanë folur krerët shtetërorë e partiakë por askush nuk ka bërë asgjë konkrete.

“Sot, në 14-vjetorin e vrasjes së bashkëshortit dhe babait tonë, Enver Malokut, ish-shef i Qendrës për Informim të Kosovës, u bëjmë thirrje të gjitha organeve vendëse dhe ndërkombëtare të drejtësisë që të fillojnë sa më shpejt punën për ndriçimin e kësaj vrasjeje monstruoze”.

“Familja jonë ka kaluar 14 vjet në pritje të ndonjë hapi konkret të institucioneve sa i përket zbulimit të vrasjes enigmatike të Enver Malokut, por fatkeqësisht, deri më sot, gjithçka ka mbetur në nivelin deklarativ kryesisht në raste përvjetorësh dhe në kohë fushatash zgjedhore”, thuhet në deklaratën e familjes./Dukagjini.com

Lini një koment