Kalo te lënda

Jahjaga mbështet pa rezervë dialogun politik me Serbinë

f_0111142621357_mPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se ajo e mbështetë pa rezervë dialogun politik që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si të vetmen rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ajo theksoi se Kosova edhe më parë ka treguar se është faktor stabiliteti në Ballkan, dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet përreth saj dhe në këtë linjë presidentja i sheh bisedimet me autoritetet e Beogradit që kanë të bëjnë me serbët e veriut të Kosovës.

Presidentja e Kosovës në bashkëbisedim me gazetarë tha se ajo inkurajon institucionet dhe partitë politike që të vazhdojnë me reformën kushtetuese dhe reformën zgjedhore, mirëpo, hodhi poshtë mundësinë e dorëheqjes së saj, si pjesë e ndonjë marrëveshje ndërmjet subjekteve politike, njofton RTK.

Jahjaga, numëroi një varg të arriturash të institucioneve të Kosovës gjatë vitit që lamë pas, ndërsa, e veçoi përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Prioritet për vitin 2013, sipas presidentes është harmonizimi i legjislacionit të Kosovës më atë të Bashkimit Evropian, zhvillimi ekonomik, ndërsa, rëndësi të posaçme i kushtoi angazhimit institucional të vendit në mënyrë që sa më parë Kosova të mund të nisë negociatat me Bashkimin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimi.

Lini një koment