Kalo te lënda

IBM –i – edhe nga Prishtina

f1_11ibm1357915047Prishtinë, 11 janar – Është hapur Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, e cila gjendet në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton KTV.

Përmes kësaj qendre synohet që të ketë një lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, dhe gjithashtu mundëson parandalimin e krimit ndërkufitar dhe të dukurive tjera ilegale. Kjo qendër vjen në bashkërendim me procesin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe sipas zyrtarëve vendorë e ndërkombëtarë është në përputhje me standardet evropiane. Sipas tyre, ky hap afron Kosovën drejt BE-së dhe është në vazhdën e plotësimit të kushteve që lidhen me liberalizimin e vizave. Sidoqoftë, Kosova ka probleme të mëdha me demarkacionin e kufirit me shtetet fqinje, si dhe me kontrabandën ndërkufitare.

Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, koordinatori Nacional për IBM, Sasha Rashiq, zëvendësambasadorja amerikane, Kelly Degnan, si dhe shumë zyrtarë të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë .

Lini një koment