Haradinaj u premton taksistëve, kushte më të mira
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot mbi 100 përfaqësues të kompanive të taksive në kryeqytet, nga të cilët është informuar për problemet dhe vështirësitë që ata kanë në punën e tyre.
Haradinaj e ka vlerësuar punë e tyre duke u thënë se ata meritojnë mbështetjen e institucioneve, pasi janë pjesë e kulturës së një vendi.
“Pamja e parë e shtetit dhe reflektimi i një pjese të kulturës së një vendi transmetohet përmes shërbimeve që ju ofroni për vizitorët e vendit. Ju jeni pasqyra e parë e vendit tonë, për një vizitor të huaj, pasagjer tuajin. Jam në dijeni për vështirësitë dhe problemet me të cilat ju ballafaqoheni, mirëpo, po ashtu, më gëzon fakti që taksistët e Kosovës janë shembull i mirë i sjelljes me klientë”, ka thënë Haradinaj duke shtuar se në momentin kur ai do t’i merr përgjegjësit, ashtu siç ka premtuar më herët, do të angazhohet fuqishëm që në secilin sektor të përmirësohen kushtet e punës, pa përjashtuar as atë të taksistëve.