Kalo te lënda

Haradinaj: Po pres lajme nga PDK-ja

ramush-haradinajKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot oferta e tij për PDK-në parasheh që ai të jetë kryeministër, por se ende nuk ka marrë përgjigje të prerë nga partia që udhëheqë me ekzekutivin.

Sipas Haradinajt, nëse kjo nuk ndodhë, këtë ofertë do t’ua bëjë qytetarëve të Kosovës deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Kemi mbërri me i ofru PDK-së një koncept qeverisës që unë dhe kolegët e mi synojmë më i marrë përgjegjësitë për të udhëhequr me vendin. Nuk kemi marrë ende përgjigje të prerë, por kemi ra dakord që oferta të shqyrtohet në një kohë tjetër”, ka thënë Haradinaj gjatë një bashkëbisedimi me studentët e AAB-së.

Lini një koment