Kalo te lënda

Dafina zbulon veten

dafina-twitter12Dafina Zeqiri ka qëndruar paska pasive këtë fillim të vitit në rrjetet sociale, mirëpo angazhimi i saj nuk ka munguar në mbrëmje rinore, duke qenë e rezervuar pothuajse çdo natë qysh para vitit të ri.

Mirëpo, ajo nuk i ka harruar edhe përcjellësit e saj nëpër rrjetet sociale, ku vetëm sot, në dy postime të fundit, ka publikuar dy foto, njëra tregon tatuazhin e saj të ri, e tjetra…zbulon veten e saj!

dafina twitter1

“E gjeta veten, 2013”, shkruan Dafina në fotografinë e postuar në Twitter.

Më pas, ajo postoi edhe një fotografi të tatuazhit të saj më të ri, në shuplakën e dorës, por jo vetëm kaq.

dafina tatuazhi

Në fotografi shihet edhe dora e një mashkulli, me po të njëjtin tatuazh, që si duket, është Albin Gashi, i dashuri i ri i Dafinës.

dafina tatu

Ndryshe, Dafina është e dhënë shumë pas tatuazheve. Në trupin e saj gjenden mbi 5 tatuazhe të ndryshme, e në njërën prej tyre shkruan: “Çka nuk të mbytë, të bën më të fortë”. /Dukagjini.com

Lini një koment