Kalo te lënda

Arrestohet “kaçaku”, i gjuajti policët me armë

fotoCAKNSWHPSot rreth orës 08:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar i cili gjendej në arrati që prej qershorit të vitit të kaluar.

“I dyshuari A.S 46 vjeç, dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në dy raste te vrasjeve në tentativë, dy raste të armëmbajtjeve pa leje, një rast kanosje si dhe një rast lëndim trupor, vepra këto të ndodhura në muajin qershor dhe shtator të vitit 2012”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshimti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes dhe i njëjti do të dërgohet në gjykatën kompetente pas përfundimit të procedurave të nevojshme hetimore./Indeksonline/

Lini një koment