Kalo te lënda

Anton Berisha i bashkohet AAK-së

fotoIsh-ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Slloveni, Anton Berisha sot aderoi në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke e mirëpritur përzemërsisht anëtarësimin e Berishës, lideri i AAK, Ramush Haradinaj aderimin e Berishës e cilësoi nder për partinë që ai udhëheq, duke thënë atyre “iu bashkua një kuadër i vlefshëm i vendit, i cili në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës ka treguar përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet”. Transmeton /kosovasot/

Edhe, tashmë anëtari i ri i AAK-së, Anton Berisha, tha se ndjehet i nderuar që i bashkohet subjektit, konceptit dhe, për më shumë, vizionit dhe lidershipit të AAK-së dhe Haradinaj për të ndryshuar dhe avancuar vendin./Indeksonline/

Lini një koment