Kalo te lënda

Zhbllokohet rruga në Rudarë

f_0110130852548_mTë ashtuquajturit afaristë nga veriu i Kosovës, rreth orës 12:30 kanë zhbllokuar rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, në Rudarë të Zveçanit, të cilën e kishin bllokuar për rreth dy orë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Telegrafin, se kjo protestë ka kaluar pa incidente.

Protesta e qytetarëve serbë është organizuar në shenjë proteste për vendimin e Doganës së Kosovës për të mos lejuar hyrjen e mallrave nga Serbia në pikat doganore në veri të Mitrovicës në masën 3.5 tonësh.

Edhe më herët ka pasur protesta të ngjashme nga ana e shoqatave të afaristëve serbë nga veriu i Kosovës, të cilët nuk pranojnë sistemin doganor të Kosovës dhe parapëlqejnë sistemin doganor të Serbisë.

Lini një koment