Xhabir Zharku nuk ma uroi vitin e ri
Hajredin Kuçi ka thënë se kolegu i tij i partisë, Xhabir Zharku nuk ia ka uruar Vitin e Ri.
Ikjen e Zharkut nga drejtësia, Kuçi e ka quajtur incident dhe ka thënë se çdo kush në Kosovë duhet t’i bindet ligjit.
….
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se shefi i tij, Hashim Thaçi, do të jetë në krye të qeverisë deri në fund të mandatit.
Kuçi ka thënë se mbështet Bashkimin Kombëtar me Shqipërinë.
Siç është shprehur ai, “i bën hajr Kosovës dhe Shqipërisë kjo frymë për Bashkim Kombëtar”.
Kuçi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë shtete konkurrente për shtetet e tjera dhe asnjëherë nuk duhet t’i humbin partnerët./Indeksonline/
….
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se çdo dialog sjellë edhe kompromise, duke iu referuar dialogut që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se kompromise për tërësinë territoriale, rregullimin e brendshëm kushtetues nuk do të ketë asnjëherë.
“Dialogu sjellë kompromise. Por, jo kompromise që janë për integritetin territorial, rendin kushtetues dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës”, ka thënë Kuçi në KTV.
Numri dy i qeverisë, ka folur edhe rreth koalicionit me AAK-në, duke thënë se kanë diskutuar për bashkëpunim, por jo të ketë koalicion para përfundimit të zgjedhjeve të brendshme të PDK-së.
Ndërsa, ka mohuar se kanë diskutuar me liderin e AAK-së për postet, duke përfshirë edhe atë të kryeministrit që kreu i AAK-së po e synon.
“Nuk mund të ketë marrëveshje para përfundimit të zgjedhjeve të brendshme të PDK-së. Në asnjë pozicion nuk e kemi shprehur se ky do të jetë këtu, e ai aty, vetëm kemi diskutuar për bashkëpunim”, ka thënë Kuçi./Indeksonline/