Kalo te lënda

Vetëvendosje denoncon deputetët e LDK-së në Rahovec

VVLëvizja Vetëvendosje në Rahovec reagon siç thuhet lidhur me shkeljen e Ligjit për Shërbimin Civil nga përfaqësuesit në Kuvendin Komunal të Komunës së Rahovecit, dy prej tyre anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nisur nga fakti se, bërthama e administratës publike është e përbërë nga shërbyesit civil, veprimtaria e të cilëve është e rregulluar me Ligjin për Shërbimin Civil në Kosovë dhe Ligjin për Administratën Publike, shqetësimi qëndron mbi atë se, në Kuvendin Komunal të Rahovecit  janë tre delegatë të cilët janë duke e shkelur Ligjin për shërbimin civil të Kosovës  nr. 149”, thuhet në një deklaratë të VV-së.

Sipas VV-së, që nga zgjedhjet lokale të vitit 2009 kur e kanë fituar mandatin si delegatë, të njëjtit nuk e kanë pezulluar marrëdhënien e punës, siç është paraparë me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil, neni 89 nënparagrafin 1.3.

Sipas VV-së në Rahovec, si shkelës të ligjit janë evidentuar: Avdullah Kryeziu, udhëheqës divizioni në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe njëherazi delegat i LDK-së në Kuvendin Komunal të Rahovecit;  Burim Krasniqi, ekspert në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe njëherazi delegat u LDK-së në Kuvendin Komunal të Rahovecit dhe Labinot Berisha zyrtar për mundësi të barabarta në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe njëherazi delegatë në Kuvendin Komunal të Rahovecit./Dukagjini.com

Lini një koment