Kalo te lënda

Ulpiana dhe “lista e fashionistave”

fotoCAJKEO57Ulpiana Lama, njihet në botën e medias edhe si sociologe e politologe, përveç eksperiencave të saja si gazetare, redaktore e producente programesh. Një pasion i saj i veçantë është edhe moda.

Derisa në muajin dhjetor ajo u shfaq si modele për linjen e veshjeve “Aphrodite” nga Afërdita Paqarada, këtë fillimvit ajo ka zbuluar ato që cilëson si femrat që kanë bërë modë gjatë vitit 2013.

Lama, që është moderatore e emisionit “Pasdite në Top Channel”, ka shkruar në rrjete sociale:
“Nuk mungon edhe kësaj rradhe, lista e të apasionuarave të modës për vitin 2012, në opinionin tim. Fatmirësisht janë shtuar, krahasuar me një vit më parë, emra shqiptaresh. ”

Në “listën e fashionistave” për vitin 2012, sipas Lamës, përfshihen:

Giovanna Battaglia
Diana Kruger
Lana del Rey
Ulyana Sregeenko
Aureta Thomollari
Clemence Poesy
Rita Ora
Alexa Chung
Lori Hoxha
Vjosa Berisha

Këtë opinion, Ulpiana e ka përmbyllur me një përshkrim nga Sharl Bodler:
“Njerëz si këta nuk kanë tjetër detyrim veçse të zhvillojnë idenë e së bukurës në paraqitjen e tyre, të kënaqin pasionet e tyre, të ndjejnë dhe të mendojnë…Ndjekësi i modës nuk rend pas parasë, si pas diçkaje themelore; do t’i mjaftonte edhe një kredi e pambarim. Këtë pasion të rëndomtë ai ua lë njerëzve të rendomtë. Rendja pas modës nuk është, sikurse pandehin shumë njerëz të cekët, një e metë e teprimit te tualetit dhe elegancës materiale. Për ndjekësin e vërtetë të modës këto gjëra nuk janë veçse simbol i epërsisë aristokratike të shpirtit të tij… para së gjithash është dëshira e flaktë për të qenë origjinal, dëshirë e përmbajtur brenda caqeve të jashtme të etiketës… është kënaqësia për të ngjallur mahnitje dhe për të mos u mahnitur kurrë”. /Indeksonline/

 

 

Lini një koment