Tash është Ramushi, AAK fillon zgjedhjet pas pesë ditëve
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka përcaktuar datën 15 janar për nisjen e procesit zgjedhor brenda partisë.
Shefi i Grupit parlamentar të kësaj partie, Ardian Gjini ka deklaruar për Telegrafin se janë caktuar grupet punuese dhe është emëruar anëtari i Kryesisë, Valon Tolaj, në rolin e koordinatorit të zgjedhjeve në degët dhe nëndegët e AAK-së.
Procesi zgjedhor do të zgjasë afërsisht dy muaj dhe më 15 prill pritet që të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm.
“Deri tash zgjedhjet e brendshme nuk kanë mundur të mbahen për shkak të mungesës së kryetarit Ramush Haradinaj”, ka thënë Gjini.
Ndërkohë, Gjini ka deklaruar se procesi i brendshëm zgjedhor nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me zhvillimet që pritet të çojnë drejt lidhjes së koalicionit qeverisës me PDK-në.
Ndërkohë, është përfolur se pas konsolidimit të radhëve brenda partisë, Ramush Haradinaj do t’i ketë duar më të lira për të vendosur për të hyrë në Qeveri. Gjatë kohës sa ishte Haradinaj në Hagë, disa prej drejtuesve të lartë të AAK-së, gjatë deklarimeve të ndryshme patën kundërshtuar ashpër koalicionin me PDK-në