Kalo te lënda

Shqiptari tenton te ik nga burgu dhe plagoset ne Zvicer!

f_0109222407152_mNe tentim per te ikur nga burgu ku ishte duke vuajtur denimin, ne Lenzburg (Aargau), nje kosovar ka marre plage te renda. Ai eshte rrezuar nga nje mur i larte 8 metra. Me kete rast ka deshtuar ikja e planifikuar edhe e nje te burgosuri tjeter, shtetas i Serbise. Keto tentime kane ndodhur te merkuren rreth ores 14.00.

Kosovari i lenduar i eshte nenshtruar nje operacioni emergjent, pasi ka pesuar thyerje te rende te kembes dhe tash ndodhet ne Inselspital te Bernes, ne stacionin e mbikeqyrur.

Dy te burgosurit ishin perpjekur te iknin duke e lidhur nje shkalle nga kopshti me nje litar dhe nje gyp, ka thene nje pergjegjes i burgut. Por kosovari ka rene nga muri ne toke ne anen e jashtme te burgut, nderkohe qe pjesetare te personelit te burgut kane qene te pranishem ne te dyja anet e murit. Kjo per faktin se dy te burgosurit para kesaj e kishin prekur nje tel te rrethojes, me c`rast ishte aktivizuar alarmi, njofton albinfo.

Si denim per perpjekjen e ikjes, dy te burgosurit do te mbajne nga 15 dite denim ne “bunkerin” e burgut, qe ndodhet ne bodrum.

Aty kane vetem shtratin dhe fare pak drite te diellit. Vetem nje ore ne dite te burgosurit kane te drejte te dalin ne ajer te paster. /Telegrafi/

Lini një koment