Serbët paralajmërojnë bllokadë në Rudarë
Afaristët serbë të veriut do të bllokojnë sot për dy orë magjistralen Mitrovicë-Leposaviq në fshatin Rudarë të Zveçanit.
Ata do të protestojnë në këtë mënyrë nga ora 10:00 deri 12:00 për shkak të arritjes së marrëveshjes për IBM-në.
Ndryshe, nga sot është paraparë t’i jepet fund hyrjes së mallrave nga Serbia për në Kosovë në masën prej 3.5 tonësh e cila ka qenë në fuqi prej 21 dhjetorit deri më 10 janar, dedikuar kryesisht serbëve të veriut./