Po diskutohet për doganat në veri
Dialogu teknik në mes Beogradit e Prishtinës ka vazhduar sot në Bruksel, ndërkaq në rend dite janë çështjet që kanë të bëjnë me energjinë elektrike, telekomunikacionin si dhe problemin e pagesës së doganave në pikat veriore kufitare.
Ekipet negociatore, të cilat po udhëhiqen nga Edita Tahiri dhe Dejan Paviqeviq, janë duke biseduar me dyer të mbyllura në selinë e Shërbimit të Jashtëm të BE-së në krye me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Katherin Ashton.
Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, në këtë takim janë duke u bërë përgatitjet edhe për raundin e radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq më 17 janar./Indeksonile/