Kalo te lënda

Nis gjykimi ndaj Bukoshit dhe Tolajt

f_0110101545635_mIsh-zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë me ish-sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Toljan, si dhe me tetë ish-zyrtarë të tjerë të së njëjtës ministri, sot do të ulen në bankën e të akuzuarve.

Në objektin e Gjykatës Supreme pritet që të nisë gjykimi ndaj dhjetë personave nga gjyqtarë të EULEX-it, që veprojnë në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Mbrojtësi i Bujar Bukoshit, avokati Destan Rukiqi, ka konfirmuar se kanë pranuar ftesat dhe se gjykimi do të nisë të enjten, shkruan “Zëri”.

“Gjykimi do të nisë sipas aktakuzës që tashmë veç është e konfirmuar”, ka thënë shkurt njëri nga dy mbrojtësit e ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshit, avokati Rukiqi.

Bujar Bukoshi, Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti, Nexhat Shabani, Ismet Hyseni, Hajrullah Fejza, Zenel Kuçi, Bekim Fusha, Alban Thaçi dhe Imer Ajetit, janë personat e akuzuar në aktakuzën që tashmë është konfirmuar dhe që pritet të lexohet të enjten në gjykatë.

Të gjithë të akuzuarit janë në liri përveç ish-sekretarit Tolaj, i cili është arrestuar më 12 janar të vitit të kaluar dhe vazhdon të mbahet në paraburgim.

Bukoshi akuzohet se në kohën sa ka qenë ministër i Shëndetësisë kishte mbajtur takime me operatorë ekonomikë para se të merreshin vendimet për dhënien e kontratave. Ai akuzohet se në mënyrë të paligjshme ka ndikuar që kompanive “Jona Med”, “Sonte Pharm” dhe “Yess Pharm” të mos iu vazhdohen kontratat përkatësisht të mos iu jepen tenderë.

Ish-sekretari permanent Ilir Tolaj dhe zyrtarët e tjerë, ndërkaq akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, derisa Nexhat Shabani dhe Ilir Tolaj akuzohen edhe për veprën penale të kërkimit të ryshfetit apo përpjekje për të marrë ryshfet, evazioni fiskal dhe pengim të provave.

Bazuar në Kodin e ri të Procedurës penale, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e rastit Maria Bamieh, të akuzuarit përveç që do të deklarohen rreth pranueshmërisë së fajësisë apo jo, do të thonë edhe fjalën e tyre hyrëse lidhur me pretendimet e prokurorisë. /Telegrafi/

Lini një koment