Bukoshi e Tolaj deklarohen të pafajshëm
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten filloi seanca kundër ish-ministrit Bujar Bukoshi, ish-sekretarit permanent të ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, dhe tetë të akuzuarve të tjerë.
Në seancë të gjithë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm, raporton gazeta JNK.
“Është e palogjikshme të jem këtu … Dhe ju do ta shihni në fund se nuk do të dal asgjë nga kjo”, tha Bukoshi, pasi i është lexuar aktakuza.
Më pas, të gjithë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës që ata akuzohen./Indeksonline/