Bisedimet me Serbinë bosnjëzojnë Kosovën
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se duke biseduar me Serbinë pa kushte, Kosova po rrezikon bosnjëzimin e saj meqë Serbia po synon të krijojë një lloj shteti të vogël, brenda shtetit të brishtë të Kosovës.
“Po të organizohej një referendum në Kosovë lidhur me bisedimet për të ashtuquajturin normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, sigurisht që populli do të deklarohej kundër. Mirëpo, referendumi sic e dini, nuk lejohet në Kosovë për asgjë asnjëherë dhe prandaj krijohet përshtypja për Kosovën në bazë të politikanëve konjuktural, të cilët janë treguar të gatshëm sërish që të negociojnë me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës dhe pa asnjë kusht për Serbinë, kur dihet se Gjermania asaj i ka vënë shtatë kushte ndërsa SHBA i ka vënë kushte Serbisë. Besoj se vetëm duke e kushtëzuar Serbinë në do të mund të bëheshim sovran dhe prandaj lëvizja Vetëvendosje i kundërshton këto bisedime pa kushte për Serbinë dhe në të njëjtën kohë, besojmë që normalizimi i marrëdhënieve me një shtet anormal si puna e Serbisë do të përkthehet në abnormalizim të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Duke folur për platformën e Serbisë, lideri i Vetëvendosjes ka thënë se Serbia nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj “autonomi brenda autonomisë”./Dukagjini.com