Kalo te lënda

AAK, për koalicionin presim deri në fillim të shkurtit

ramush-haradinaj-zeri1Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mund të presë deri në pafundësi për të marr përgjigje rreth koalicionit të mundshëm me PDK-në. Kështu ka deklaruar sot nënkryetari Ardian Gjini. Ai ka thënë se fillimi i muajit shkurt është afati kur duhet të definohen gjërat sa i përket koalicionit.

“Fillimi i shkurtit është një afat, i cili gati është i dakorduar se duhet të ketë zgjedhje të sakta për të gjitha ato që do të ndodhin më tutje. Jo vetëm për shkak të Aleancës, jo vetëm për shkak të qëndrimit të Aleancës, por kjo definitivisht reflekton edhe me gjendjen në Kosovë, nuk mund të zgjasin tema të tilla  për një kohë të pacaktuar”, ka thënë Gjini.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më 15 janar do të filloj procesin e brendshëm zgjedhorë, i cili pritet të zgjasë deri më 15 prill, kur edhe pritet të zgjedhën organet e reja drejtuese të partisë. Nënkryetari Ardian Gjini, tha se këtë vendim e ka marrë sot kryesia e AAK-së.

“Pasiqë Z. Haradinaj është me ne, ne kemi marrë vendim që të vazhdojmë menjëherë me proces zgjedhorë. Dhe ai vendim sot ka kaluar në pjesën tjetër të vendimit që është vendimi për themelimin e grupit punues-koordinues që do t`i mbikëqyrë zgjedhjet në të gjitha nëndegët dhe degët e AAK-së në gjithë Kosovën. Ky vendim sot është marrë unanimisht dhe këtë grup do ta koordinojë Valon Tolaj, anëtarë i kryesisë”, tha ai.

Gjini ka shtuar se nuk është në dijeni nëse ka apo nuk ka platformë për bisedimet me Beogradin të cilat pritet të vazhdojnë me 17 janar. Ai ka thënë se nënkryetari Blerim Shala i ka informuar AAK-në se Kosova në të gjitha takimet deri më tash ka pasur pozicionin e vet të qartë të bazuar në Kushtetutë dhe pakon e Ahtisarit.

Lini një koment