Kalo te lënda

Vrasësit e shqiptarëve të qërohen dhe të dënohen

largea_uuu-2013-01-09-um-5-521357761217Akti terrorist, i tipit alkaidian, i kryer në Ozdrim të Drenicës, i torturuar ngeshëm, madje deri në mbytje, i djegur deri në karbonizim i zotit Manaj”, dëshmon për peshën e qëndresës dhe të krimit – njëherësh.

Kolonel Tahir Zemaj me shokë, qofshin ata të rënë apo të gjallë, janë heronj, qysh në ditën e betejës të vetme të suksesshme të Kosovës, të zhvilluar në fshatin Loxhë të Pejës.
Në qoftë se vlerësimi bëhet nga kriteret e luftës dhe të rezultatit të saj, siç veprohet kudo në botë, komanduesi dhe fitimtari i betejës të Loxhës – kolonel Tahir Zemaj është hero faktik qysh në përfundim të betejës të Loxhës. Dhe, nëse do ta bënim renditjen sipas përmasës të heroizmit, gjë që nuk këshillohet, siç bëjnë komunistët, madje me subjektivizëm, kudo që ata sundojnë, Tahir Zemaj do të ishte DYSHI, pas Presidentit Rugova, i cili, gjithsesi, është NJËSHI i kësaj emërtese të lavdisë kulmore. Sepse po të mos ishte urtësia dhe maturia, tashmë, proverbiale e dr. Rugovës, nuk do t`i vinte radha as heroizmit të Tahir Zemaj me shokë.
Koha dëshmoi se liria e Kosovës është rezultat i paqes dhe jo i luftës. Sepse lufta e nxori tërësisht humbëse Kosovën. Ishte dekada e mençurisë dhe e urtësisë unikale e botërore e dr. Ibrahim Rugovës, me rezistencën aktive, të krijimit dhe të jetësimit të institucioneve paralele dhe e bojkotit masiv, absolut të pushtetit serbo-sllav në Kosovë, me lutjet e Tij hyjnore e dinjitoze – në qendrat e vendosjes botërore, që solli bombarduesit e NATO-Paktit, mbi qiellin e ngrysur të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
Këtë të vërtetë të madhe, tashmë ua kanë kujtuar dhe përsëritur manipulatorëve dhe falsifikatorëve stalinistë të Kosovës dy aktorët qendrorë të lirisë tonë: Presidenti amerikan Bill Klinton dhe Kryeministri britanik Tony Blair.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Lini një koment