Kalo te lënda

“Veselin po e lëshojnë nervat!”

05celaj-jpg1357414894Ashpërsohet fjalori mes kandidatëve për kryetar të degës së PDK-së për kryeqytetin.

Shemsi Veseli kërkon nga kundër kandidati i tij, Memli Krasniqi distancim nga çdo lobim përjashtues që sipas tij,  Krasniqi po e bën.

“Ende dëgjohet se vazhdon një avaz i tillë,  faktikisht edhe tash , prandaj unë e kam thënë edhe publikisht që zotëri Krasniqi sepse është përmend në mesazhe  dhe është dashur të distancohet  nga këta persona që thjesht i kanë dërguar ato  mesazhe apo lista që u kanë ofruar njerëzve  apo edhe të thotë se unë jam njëri  prej atyre që jam duke i nxitur ata”, ka thënë Veseli.

Por vetë Krasniqi thotë se Veselin e kanë lëshuar nervat.

“Njerëzit kur ta vërejnë  se janë duke humbur garën  i lëshojnë nervat në 50 metrat e fundit të “binishit” dhe lëshohen në gjëra të tilla”, theksoj Krasniqi

Nga ana tjetër Lirak Çelaj thotë se është i kënaqur me gjithë procesin e deritashëm.

Prej 261 delegatëve , konventa ka zgjedh 51 anëtarë të Këshillit të Degës dhe prej tyre ,  15 do të zgjedhën anëtar kryesie dhe në fund ata do ta zgjedhin kryetarin e degës . Sido që të jetë , cili do që të fitojë garën , Veseli , Krasniqi apo Çelaj, që të tre thonë se do ta pranojnë rezultatin final./Dukagjini.com

Lini një koment