Kalo te lënda

Rita Ora publikon dizajnin e “Radioactive”

rita-ora-radioactive-618x400Rita Ora ka publikuar dizajnin e singlit të saj të ri. Dizajni i këngës “Radioactive” do të prezantohet zyrtarisht më 11 shkurt, këngë e cila është e katërta me radhë që del nga albumi i saj debutues, “ORA”.

Edhe dizajni përcjellës i këngës qëndron në linjë me temën e videoklipin të këngës, duke e paraqitur udhëtimin e Orës në hapësirë.rita-ora-radioactive

“Radioactive”, e shkruar nga Sia dhe Greg Kurstin, vjen pas singleve të saja që përfunduan në vendet e para të toplistave, “R.I.P” dhe “How We Do” si dhe “Shine Ya Light”, klip të cilin ajo e xhiroi në Kosovë, dhe që u pozicionua në top-10 këngët më të mira për një kohë të gjatë.

Ora do të nis turneun e saj britanik gjatë këtij muaji, duke nisur nga “Manchester Academy” më 28 janar, për ta përfunduar më 9 shkurt në “O2 Academy” në Birmingem. /Dukagjini.com

Lini një koment