Kalo te lënda

Qeveria e luftës shumë pak i jep paqes

fotoCATIKQ1GIsh kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i LDD-së, Nexhat Daci në një intervistë për RTV21 duke komentuar mundësinë e koalicionit PDK-AAK, tha se një qeveri e luftës nuk mund t’i jep shumë paqes.

“Shikoni një qeverisje vetëm e luftës,shumë pak i jep paqes dhe kjo mund të elaborophet edhe me një shembull tjetër.Në asnjë ekip modern të sportit në botë dy lojtarë të të njëjtit profil nuk i fusin në ekip në të njëjtën kohë. PDK mendoj se ka telashe të mëdha.

Por nuk mendoj se Ramushi duhet të luftojë me Thaçin ose Hashimi të këqyr ta konsumojë Ramushin sepse Ramushi nuk është i konsumueshëm shpejt. Atë duhet ta ketë parasysh edhe Hashimi”, tha Daci

Megjithatë Daci thekson se deri në zgjedhjet e reja Haradinaj duhet të jetë kryeministër i Kosovës.

“Zgjidhja aktuale deri në përgatitjen e zgjedhjeve dhe reformës kushtetuese e zgjedhore do të ishte mirë që edhe Haradinaj, edhe Thaçi të jenë në krye të institucioneve, sepse ata i kanë kapacitetet për atë, dhe mundësitë lejojnë, sepse zarfet dhe mesazhet e bëjnë punën e tyre, por vetëm te shqiptarët.Unë besoj shumë se Haradinaj ka energji krijuese që në këtë kohë mund të kontribuonte më shumë si kryeministër sesa Thaçi, i cili ka telashe të mëdha brenda shtëpisë së vet. Unë kam bindjen që Thaçi do ta lëshojë dhe do ta absorbojë këtë realitet”,u shpreh Daci.

Por, pas zgjedhjeve Daci la të kuptohet se planifikon të hyjë në një koalicion me AAK-në e LDK-në nëse kjo e fundit i përfundon reformat për të cilat thotë se është vonuar shumë.

“Mund të jetë LDK-ja pa asnjë përjashtim në qoftë se arrin të reformohet.Por unë po mbetem tash për tash i rezervuar derisa nuk i shoh rezultatet.Nuk dua të hyjë symbyllur..”,tha Daci.

Ai përjashton mundësinë e bashkimit ose të shkrirjes në LDK.Thotë se nuk është penduar pse është ndarë prej LDK-së.
Ish kryeparlamentari Daci thotë se përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës duhet të gjuhet në bërllog.
“…Ky ka quar dashni me këtë zezake,ky ka pirë kafe me këtë bardhosh.Shikoni ato me çka është marrë ky parlament.Është mirë që parlamentarizmi në Kosovë me e qit në bërllog të historisë. Personale nuk kam asgjë por sjellja e kësaj përbërjeje që unë besoj ka ardhur me votë të përlyer e meriton për ta larguar …”,u shpreh Daci.

Në këtë intervistë Daci jep detaje të reja edhe për mënyrën e largimit të tij nga posti i kryeparlamentarit të Kosovës në vitin 2006./Indeksonline/

Lini një koment