Për katër vjet vdiqën tri kuvendare të LDD-së në Klinë
Qytetarë të shumtë, të mërkurën, i kanë dhënë lamtumirën e fundit Kuvendares së LDD-së në Kuvendin Komunal të Klinës, Xhyle Hoti e cila ndërroi jete të martën pas një sëmundje të rënde. Xhyla e lindur në Siqevë, ishte aktivistë e LDD-së, e njëherësh mbante edhe pozitën e kuvendares së kësaj partie në Kuvend tash e katër muaj. Për me pak se 4 vite, kanë vdekur tre kuvendarë të LDD-së.
Ish kuvendarja e LDD-së Hatixhe Berisha kishte vdekur derisa ishte duke e ushtruar ketë detyre. Pas vdekjes së Berishës, në vend të saj kishte ardhur Elfije Gashi e cila po ashtu ka vdekur derisa ishte kuvendare, raporton Koha.
Ndërkohë edhe Xhyle Hoti, që kishte zëvendësuar në Kuvend, Gashin, ka vdekur dhe është varrosur në fshatin e saj të lindjes në Siqevë të Klinës.
Me ketë rast Kuvendi Komunal i Klinës, ka mbajtur një mbledhje koomemorative për të nderuar veprën dhe jetën e Hotit./Indeksonline/