Kalo te lënda

Obama, bën betimin me Beyonce

fotoCASPEBMSKëngëtarja, Beyonce Knowles, e cila  është deklaruar si njëra nga përkrahëset më të mëdha të presidentit aktual të SHBA-ve, Barack Obama, është vlerësuar lartë nga ky i fundit.
Ajo është përzgjedhur për të kënduar himin kombëtar amerikan, në ceremoninë e betimit të Presidentit, që do të mbahet më 21 janar, kanë bërë të ditur burime nga presidenca.
Këngëtarja Kelly Clarkson është zgjedhur për të kënduar “My Country ‘Tis of Thee”, ndërsa James Taylor do të këndojë “America the Beautiful.”
Beyonce i kishte shkruar Obamas një letër dashamirëse, për ditën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, të mbajtura më 6 nëntor, ku Obama fitoi kundrejt kandidatit republikan, Mitt Romney   .
“Çdo ditë në shohim zemrën dhe karakterin tuaj, duke na inspiruar gjithesecilin nga ne që të japim më shumë nga vetja jonë. Ju jeni një një lider i cili na shpie neve prej nga jemi, deri ku ne duhet që të jemi. Ju jeni arsyeja që vajza ime do të rritet duke ditur që ajo mund të bëhe cfardo që dëshrion”, kishte shkruar ajo në letrën drejtuar Obamas,

Lini një koment