Nuk mendojnë njëjtë për Rusinë
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj përderisa deklaron që Rusia ka luajtur një rol në pengimin e njohjes së shtetit të Kosovës, krejt ndryshe deklaron zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, duke mohuar një gjë të tillë.
Ministri i Hoxhaj ka deklaruar se për tu njohur Kosova më shumë nga shtetet e ndryshme e ka penguar Rusia.
“Një problem i madh është Rusia që pengon procesin e njohjeve”, ka thënë Hoxhaj, raporton RTK.
Por krejt ndryshe mendon numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili mohon një gjë të tillë.
“Mund të them që Rusia nuk ka bërë asnjë hapë pengimin e njohjeve të Kosovës”, ka theksuar Pacolli.
Ndërkaq as analisti Driton Lajqi nuk mendon që Rusia ka ndikuar në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës./