Niko Pepaj debuton në serialin “Bunheads”
Niko Pepaj dje ka pasur debutimin e tij në serialin amerikan “Bunheads” në ABC, ku aktori shqiptar ka një rol mjaft të rëndësishëm.
Në këtë seria, ku bëhet fjalë për vallëzimin, Niko është pranuar së bashku me një aktore tjetër, Jeanine Mason, me të cilën do të jetë çift.
Aktori shqiptar do të luajë në këtë film krahas disa prej yjeve të famshme botërore, përfshirë aktorin Channing Tattum.
Premiera e serisë së parë ka qenë dje në “ABC Family”, dhe tash presim të shohim Nikon duke shkëlqyer në këtë rol.
Niko po ashtu ka punuar edhe si model, por aktrimi gjithmonë ka qenë ëndrra e tij.