Mimoza Xhemajli shpallet hendbollistja e vitit 2012
09.01.2013 | 16:17
Federata e Hendbollit te Kosovës shpalli, gjithashtu KHF Prishtina klubin me të mire te Vitit 2012.
Federata e Hendbollit te Kosovës shpalli sot laureatët e Vitit 2013 ne ambientet e Sheshit 21 te RTV 21 ku klubi KHF Prishtina dhe lojtaret e saj, u nderuar me disa çmime te rëndësishme te dhenë nga FHK.
Kjo tregon edhe njëherë dominimin e skuadrës prishtinase ne Hendbollin femëror fale punës se palodhshme te kryesisë se Khf Prishtina Kampionet te udhëhequr nga presidenti i Klubit, z.Nebih Zariqi.
KHF Prishtina dhe Lojtaret e saj u nderuar me Keto çmime :
1. Pranvera Ferataj – Nje nder 10 shpresat e vitit
2. Imer Selmanaj – Trajneri i Vitit 2012
3. Mimoza Xhemaili – Lojtarja e Vitit 2012 si dhe Qendra me e mire e Vitit
4. Albulena Basha – Alo e majte me e mire e Vitit
5. Albulena Kelmendi – Bege e djathtë më e mirë e vitit si dhe
6. Edona Rogova – Portierja me e mire e vitit.
