Kalo te lënda

Martohet Bali Bej, familja e vajzës: “Është gej”

fotoCACFIF9AAktori, Burak Özçivit nga seriali i njohur, “Sulejmani i madhërishëm”, ku luan rolin e Bali Bej, ka shpallur martesën e tij me bukuroshen, Kejlan.

Ndërkohë familja e vajzës, nuk është aspak e kënaqur me dhëndrin. Ata nuk janë dakord që vajza e tyre të martohet me Burakun për disa arsye.

Një nga arsyet është se nuk i takojnë të njëjtit nivel ekonomik, pasi vajza ka një të kaluar të varfër dhe tashmë punon si stiliste. Por fakti që Burak është komentuar si homoseksual nga mediat, përbën një lajm që familjarët e vajzës e besojnë. Gjithashtu është shkruar se Kejlan e ka gjetur Burakun të zhveshur në shtrat me një mashkull, lajm që më vonë është quajtur një spekulim mediatik.

Ndërkaq, në një intervistë të dhënë më parë, aktori, Özçivit duke folur për dashurinë ka thënë:

“Nuk toleroj xhelozinë, ndoshta për shkak të natyrës së punës sime shumë femra e kanë vështirë ta kuptojnë atë, por këtë gjë e kërkoj nga ato. Të jesh i dashuruar është një gjë shumë e veçantë, diçka tek e cila nuk mund të ndikosh. Nuk mund të dashuroheni në momentin që ju dëshironi, dashuria ndodh në një pjesë të sekondës”. Ka thënë aktori.

Lini një koment